×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti sot e feston ditëlindjen, kaq vite mbushi

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

    Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

    Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

    Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

    Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe, u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

    Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Netëork) e avancuan atë në subjektin Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje deri në mars të vitit 2015. Ai garoi përsëri në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në janar të vitit 2018 dhe i fitoi ato. Në periudhën 2005-2017, Kurti kaloi rreth një vit e gjysmë si i arrestuar nga UNMIK-u, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

    Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Ai gjithashtu ka shërbyer si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

    Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe 2019, Kurti dhe partia e tij fitoi numrin më të madh të votave.

    Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt 2021, lista e Vetëvendosjes fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

    Albin Kurti ka publikuar mbi 550 artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

    Ai është i martuar me Rita Augestad Knudsen dhe kanë një vajzë, Lean.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke e akuzuar se po kultivon qëllimisht kaosin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, po merr pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kosova po përballet me një valë të nxehtësisë së pazakontë, me temperatura që po thyejnë rekorde historike. Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    Vip25 Korrik 2025
    Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në një intervistë. Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.