Anton Quni i LDK’së ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe shkarkimin e Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme. Ai dyshon se e gjithë kjo që ndodhi vitin e kaluar ishte plan nga i pari i VV’së.
“Unë jam më se i bindur se z.Kurti e ka parashikuar reagimin tonë”, thotë Quni.
“Nuk është që është amator (Albin Kurti) në skenën politike”, theksoi ai.
“A e ka bërë me qëllim që ne të reagojmë dhe të vijë deri te prishja e partneritetit e pastaj të ndërmerr masat me tërë atë luftën propagandistike, atë luftën speciale që me ardh deri te kjo situatë ku ka siguruar një shumicë të votave në parlamentin e Kosovës, kjo është çështje që duhet me u studiu”, tha Quni në Pressing.
“Që të plotësohet kjo problematikë është edhe qëndrimi i zonjës Osmani”, tha ai.