×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që i është bërë mbrëmë gazetarit, Visar Duriqi.

    Pëmres, një postimi në profilin e tij në Kurti ka shkruar se Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit.

    Sipas tij, ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar.

    Postimi i tij i plotë:

    Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit.

    Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.

    I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka kritikuar qeverinë, respektivisht ministrin e Transportit, Liburn Aliun, për punën e keqe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...
    Vip12 Nëntor 2024
    Xheneta i është drejtuar ashpër Gjestit, i cili sipas saj, nuk ishte duke e dëgjuar. Ajo i tha atij që e bëri...
    Sport12 Nëntor 2024
    Cilësohej si një prej lojtarëve më premtues në akademinë e Real Madridit, por një lëndim i rëndë që pësoi në vitin 2022,...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se do të jetë në listën kandidatëve për deputet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.