Ishte njeriu i dytë në Qeverinë Kurti, por Haki Abazi nuk u përfshi nga Kurti në ekipin e tij me të cilin po merr pjesë në një debat televiziv.
Kandidati për kryeministër që synon këtë post për herë të dytë, Albin Kurti, ka marrë me vete anëtarë të tjerë para ish-vartësit të tij.
Në debatin televiziv para tij ka marrë disa ish-ministra: Glauk Konjufcën, Albulena Haxhiun, Arben Vitian dhe Rozeta Hajdarin.
E po ashtu edhe disa ish-deputetë të VV-së: Fitore Pacollin, Mimoza Kusarin, Arbërie Nagavcin dhe Hekuran Muratin.