×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin Kurti, një “patriot” me leje të serbëve

    Mero Baze
    12 Korrik 2023

    Shkruan: Mero Baze

    Mimoza Kusari, një nga anëtaret e kupolës së qeverisë së Albin Kurtit, është regjistruar duke folur me një prej udhëheqësve të serbëve të Veriut, duke pranuar në bisedë se ka folur dhe me Milan Radojiçiç, udhëheqësin real të trazirave në Veri, i cili është në listën e zezë të SHBA si person “non grata”.

    Skandali i publikuar nga gazetari Berat Buzhala, bëhet dhe më i rëndë, kur shikon se kriza në veri të Kosovës, e cila ka dalë jashtë kontrollit, bëhet pikërisht nga dy palë të cilat komunikojnë me njëra- tjetrën, dhe janë të koordinuara në veprimet e tyre me njëra- tjetrën.

    Audioregjistrimi nxjerr disa anë të errta të qeverisë së Albin Kurtit.

    Së pari, nxjerr faktin që Albin Kurti, i cili nuk pranon të veprojë në koordinim me SHBA dhe Bashkimin Evropian për gjendjen në Veri, koordinohet dhe bashkëpunon me ata që i quan “kriminelë” dhe kundërshtarë të tij. Pra vërtetohet katërcipërisht teza se Albin Kurti dhe njerëzit e Vuçiqit, janë një gjatësi vale për ngjarjet në Veri, pasi duan ta përdorin Veriun për nevojat e tyre politike.

    Së dyti, audioregjistrimi tregon se qeveria Kurti e ka tërësisht demagogji atë që e quan qëndrim parimor ndaj organizatave të serbëve në Veri, pasi praktikisht ajo është e zhytur në pazare me to, për të krijuar një fabulë destabilizimi përmes të cilës, sipas teorive ideologjike të Kurtit, ai do të mund të mbijetojë si “patriot” në pushtet.

    Së treti, çka është dhe më serioze, audiopërgjimi tregon pse Albin Kurti bën si i fortë me serbët në Veri, dhe plagosen vetëm ushtarë të KFOR, pasi është në marrëveshje me krahun radikal serb, për të destabilizuar rajonin dhe për ta vendosur nën pushtetin e ndërkombëtarëve, me qëllim që të vetëshpallet viktimë e ndërhyrjes perëndimore, duke shpëtuar dhe veten, dhe Vuçiqin, nga përgjegjësia për Veriun e Kosovës.

    Me pak fjalë videopërgjimi dëshmon se Albin Kurti, është një “patriot” me leje të serbëve, duke bërë pazar me krahun më radikal të tyre, për gjithë atë çfarë po ndodh në Veri.

    Tani opozita po kërkon dorëheqje të Mimoza Kusarit dhe Albin Kurtit, por në fakt situata është më keq se sa përgjegjësi politike. Qeveria praktikisht është nën akuzë për tradhti kombëtare, pasi po rrezikon sovranitetin e Kosovës dhe krizën me SHBA dhe BE, në marrëveshje me serbët radikalë, për interesa të pastra politike.

    Mimoza Kusari është askush, nëse nuk i përçon porositë e tyre tek Albin Kurti, dhe akoma më keq, në atë repart ushtarak të Albin Kurtit, ajo nuk mund të hapë gojën me ta pa, leje të Albin Kurtit.

    Ndaj publikimi i audiopërgjimit, nuk është thjeshtë çështje pazaresh me listën serbe, apo tutorin e saj “non grata” në Serbi, por një koordinim me ta kundër SHBA dhe Bashkimit Evropian, “këtij tigri prej letre”, siç e quan Gërvalla, për gjithë ka ndodhur në Veri. Dhe kur ti Evropën e quan “Tigër prej letre” dhe “Tigrat e Arkanit” partnerë, dihet se çfarë plani ke.

    Është një skenar i koordinuar i Albin Kurtit me serbët, që secili të dalë i fituar nga kjo krizë, natyrisht duke dëmtuar Kosovën.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Opinione29 Prill 2024
    Shkruan: Mero Baze Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Kanë kaluar 34 vjet që nga tubimi i madh “Verrat e Llukës”, ku shumë shqiptar ia falën njëri-tjetrit gjakun. Këtë datë të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës së parë kundër kancerit të lëkurës. Bëhet fjalë për vaksinën ‘mRNA’, kundër formës më...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi...
    Lajme01 Maj 2024
    Një punëtore ka vdekur në vendin e saj të punës, kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësdrejtori i policisë për...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një video pas dorëzimit të 34 apartamenteve të reja në Suhadoll të Komunës së Graçanicës....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.