×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin Kurti në mes të Shtëpisë së Bardhë dhe Brukselit

    Afrim Kasolli
    08 Nëntor 2024

    Nga Afrim Kasolli:

    Tashmë nuk është spekulim dhe as temë e prognozave politike. As ushtrim i retorikës së zbrazët dhe “gjimnastikës cerbreale të hipotezave mbi hipotezat nëse fiton ky, nëse ai kur të fiton, që s’po e dimë a fiton, a e zgjedh këtë tjetrin, që s’po e dimë që e zgjedh”, por është realitet.

    Kandidati republikan për president, ish-presidenti Trump, në janar të vitit 2025 do të inaugurohet si drejtuesi i 47 i Shtëpisë së Bardhë. Dhe ky zhvillim pa dyshim se do të ketë implikime edhe mbi Republikën e Kosovës, sidomos kur marrim parasysh edhe tensionet që kishin ekzistuar ndërmjet administratës së tij dhe kryeministrit Kurti, në përfundim të mandatit të kaluar. Prandaj, nëse edhe në Kosovë konfirmohet i njëjti pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, atëherë ka gjasa që të kristalizohen disa skenarë kryesorë në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve në një periudhën që po na pret.

    Fillimisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gjasa që t’i rikthehet hapur pasionit të tij politik për thellim të antagonizmave me Shtëpinë e Bardhë. Ai do të tentojë t’i rezistojë nismave eventuale diplomatike amerikane për rajonin dhe marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me arsyetimin se ato i rikthejnë fantazmat e ndarjes territoriale. Natyrisht, dinamika e këtij skenari do të varet edhe nga raportet transatlantike ndërmjet Uashingtonit dhe kryeqendrave evropiane. Sepse para katër viteve në këtë betejë ai ishte mbështetur jo pak nga disa shteteve evropiane me qëllim minimin e rolit amerikan në Evrope dhe rajon. Mirëpo, për shkak të detyrimeve që kryeministri i Kosovës, ka marrë në procesin e dialogut në Bruksel sidomos më Marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit të Ohrit, me theks të veçantë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, tashmë Albin Kurti nuk ka gjasa që ta ketë atë mbështetje diplomatike dhe politike, që e kishte gëzuar atëbotë. Edhe në raportin Progresit mbi vendin, Komisioni Evropian, e ka bërë të qartë se i takon Kosovës që ta ndërmarr hapin fillestar në drejtim të zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Me këtë rast nuk mund të pritet mirëkuptim nga shtetet e këtij blloku për aq kohë sa vazhdon kjo gjendje pezull. Në anën tjetër vet Bashkimi Evropian do të përballet me presione që mund ta presin nga paralajmërimi i imponimit të politikave tarifore tregtare. Shto edhe këtu e paqartësisë që mund të marr lufta në Ukrainë.

    Në këtë kontekst, ekziston mundësia, që kryeministri Kurti, do të tentojë ta tejkalojë këtë izolim ndërkombëtar pikërisht duke iu i rikthyer zbatimit të këtij detyrimi duke e përdorur si justifikim tash rrezikun që i kanoset Kosovës nga skenari i ndarjes territoriale. Me këtë rast, ai do të mëtonte të shfajësohet për këtë kthesë, se i vetmi instrument që Kosova e ka në dorë për ta shmangur skenarin paraprak mbetet zbatimi i detyrimeve që dalin nga procesi i dialogut në Bruksel. Dhe për të mbuluar driblime gjene arsyetim me pozicionin pa shtegdalje që është gjendur nëpërmjet formulës së njohur “merre ose leje”.

    Sidoqoftë, këto zhvillime tregojnë se Kosova mund te gjendet në mes shumë turbulencave diplomatike, që nëse nuk menaxhohen si duhet mund të kenë pasoja fatale për pozicionin ndërkombëtar të shtetit.

    Nga Rubrika
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Opinione19 Dhjetor 2024
    Shkruan: Albert Prenkaj Në dritën e pritjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ndryshimeve në pozitat kyçe...
    Opinione18 Dhjetor 2024
    Shkruan Blerim Shala:  Sekush që përpiqet të përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë duke i analizuar ato në një perspektivë disavjeçare...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.