×
  • Opinione
  • Opinione

    Albin Kurti ka krize identitet me pasoja per Kosovën

    Hisen Berisha
    06 Janar 2025

    Nga Hisen Berisha:

    Refuzimi i Kryeministrit Kurti ndaj Prokurorisë Speciale dhe institucioneve shtetërore shfaq një problem më të thellë sesa një mosmarrëveshje politike. Kjo sjellje lidhet drejtpërdrejt me një deficit të tij në raport me vlerat themelore të luftës për liri dhe shtetbërjes, qëndrim ky që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij politike.

    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe procesi i shtetndërtimit janë dy prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së Kosovës. Fatkeqësisht, qëndrimet dhe veprimet e Kurtit kanë treguar një distancë të dukshme nga këto procese. Mosrespektimi i institucioneve shtetërore nuk është vetëm një refuzim i rregullave kushtetuese, por gjithashtu një mohim i përpjekjeve të gjeneratës që i dha Kosovës lirinë dhe themeloi shtetin.

    Ky deficit patriotik nuk vjen nga mosnjohja e historisë, por nga një mungesë e përfshirjes personale në aktet sublime të luftës dhe shtetbërjes. Kjo zbrazëtirë në raport me sakrificat e popullit tonë për liri dhe pavarësi ka çuar në qëndrime që shpesh sfidojnë dhe minojnë këto arritje historike.

    Kurti përmanent ka shfaqur një qasje refuzuese ndaj çdo procesi politik që lidhet me arritjet e Kosovës si shtet. Që nga akti i shpalljes së pavarësisë, të cilin e ka cilësuar si të papranueshëm, deri te simbolet shtetërore që ka refuzuar t’i respektojë, ai ka ndjekur një linjë kundërshtimi që buron nga një krizë e thellë në identitetin e tij politik dhe shtetëror.

    Kjo krizë e identitetit nuk është thjesht personale, por ka pasoja të drejtpërdrejta për funksionalitetin e shtetit dhe besimin e qytetarëve në institucionet e tyre. Liderët që nuk kanë lidhje të forta me vlerat e lirisë dhe pavarësisë shpesh e shohin shtetin si një pengesë dhe jo si një arritje historike që kërkon përkushtim të vazhdueshëm.

    Sundimi i Ligjit është një kusht themelor për shtetndërtim ku parimi i ligjshmërisë përbën bazën e barazisë para ligjit.
    Prokuroria Speciale është një institucion kyç në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Respektimi i këtij organi nuk është çështje opsionale, por një detyrim i çdo qytetari dhe, mbi të gjitha, i liderëve të shtetit.
    Refuzimi për t’u paraqitur para këtij institucioni dhe tentativat për ta diskredituar atë janë një sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe një mesazh i gabuar për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

    Deficiti në lidhjen me bëtjen e lirisë dhe shtetin shkaktojë krizë identizeti dhe janë burim i pasojave për Kosovën.
    Përvoja tregon se liderët me mungesë lidhjeje me aktet sublime të shtetbërjes shpesh përfundojnë duke sfiduar vetë shtetin. Në vend që të jenë gardianë të institucioneve, ata shndërrohen në kritikë të tyre, duke i paraqitur institucionet si armiq dhe duke i sfiduar për qëllime personale ose politike.

    Kurti nuk ka shfaqur ndonjë ndjeshmëri ndaj sakrificave të gjeneratës që çliruan Kosovën dhe ndërtuan themelet e saj shtetërore. Në vend që ta njohë këtë si një bazë mbi të cilën duhet të ndërtojë, ai e ka përdorur refuzimin si mjet politik, duke minuar arritjet e përbashkëta të popullit tonë.

    E ardhmja e Kosovës lidhet me nevoja për përgjegjësi dhe patriotizëm kushtetues të drejtuesve të saj.
    Në një kohë kur Kosova përballet me sfida të mëdha, përfshirë integrimin euroatlantik dhe ruajtjen e sovranitetit të saj, liderët politikë duhet të jenë shembulli i parë i respektimit të ligjit dhe institucioneve. Mosrespektimi i Prokurorisë Speciale dhe sulmet ndaj saj janë shkelje të parimeve bazë të qeverisjes demokratike dhe dëmtojnë rendin kushtetues të Kosovës.

    Respektimi i institucioneve nuk është thjesht një akt ligjor, por një shprehje e patriotizmit kushtetues dhe e përkushtimit ndaj të ardhmes së shtetit. Çdo lider që dështon ta tregojë këtë përkushtim është jo vetëm një dështim personal, por edhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.

    Në këtë drejtim, Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë punën e saj të pandikuar, duke siguruar që asnjë person, përfshirë liderët më të lartë, të mos jenë mbi ligjin. Ky është një parim i shenjtë që duhet të mbështetet nga të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të drejtë dhe demokratike.

    Nga Rubrika
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria Kurti ka keqpërdorur 12.5 milion euro, sipas tij duke e e...
    Lajme07 Janar 2025
    Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, ndonëse është përfolur si emër i mundshëm për të zëvëndësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në ndërmjetësimin e dialogut...
    Lajme07 Janar 2025
    Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme...
    Lajme07 Janar 2025
    Video e fundit që 19-vjeçari, Malsor Pllana regjistroi me telefon, ishte dëshmia e vdekjes së tij dhe kushëririt të tij, 17-vjeçar, Shkëlqim...
    Lajme07 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi nga 7-11 janar....
    Lajme07 Janar 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të para fushatës zgjedhore po përmend Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Nuk jemi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.