Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një asamblist i PDK-së në Kaçanik i është bashkuar partisë së tij.
Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaçanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaçanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektroenergjetike. Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaçanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës. Atë e mirëprita në zyren time bashkë me anëtarin e kryesisë dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu. Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur”, ka shkruar ai.