Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasditën e sotme është takuar me një grup të qytetarëve shqiptar dhe serb në Shtërpce.
Pas këtij takimi, Kurti në profilin e tij në Facebook ka ritheksuar se 14 shkurti është referendum.
Postimi i plotë:
Paradite në Shtërpce takova grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël.
Nuk shkon betoni me natyrë, sikurse nuk shkon as lumi me hidrocentrale dhe as turizmi me mbeturina.
Prandaj 14 shkurti është referendum./Front Online/