×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    “Alberti”, “Sherreti”, “AutoMita” shitën mbi 100 milionë € vetura në vit, deklaruan 10.5 milionë € fitim neto

    FrontOnline
    05 Shkurt 2026

    Tri autosallone, “Alberti”, “Sherreti” dhe “AutoMita” kanë deklaruar qarkullim prej hiç më pak se 103 milionë euro nga shitja e automjeteve gjatë vitit 2024, përderisa fitimi neto i deklaruar nga këto tri kompani ka qenë 10.5 milionë euro, raporton portali “FrontOnline”.

    Autosalloni “Alberti” prin me shitje të veturave, pronari akuzohet si i dyshuar për fajde

    Sipas pasqyrave individuale të të ardhurave të dorëzuara nga këto kompani në Ministrinë e Financave për vitin 2024, autosalloni “Alberti” ka pasur qarkullimin më të madh, përkatësisht 35.5 milionë euro, apo 2.5 milionë euro më shumë se në vitin 2023.  Nga ky qarkullim ky biznes që udhëhiqet nga Skender Bajrami ka deklaruar fitim neto për vitin 2024 në vlerë prej 6.36 milionë euro, raporton FrontOnline.

     Afërisht sa autosalloni “Alberti” ka shitur vetura gjatë vitit 2024 edhe autosalloni “Sherreti”, përkatësisht 35.3 milionë euro, mirëpo fitimi neto i deklaruar nga kjo e fundit ka qenë 2.65 milionë euro.

    Ndërsa “Automita”, e cila është përfaqësues zyrtar për Kosovë dhe Shqipëri i veturave Renault, Nissan, Dacia dhe Volvo, gjatë vitit 2024 ka pasur qarkullim prej 31.5 milionë euro, ndërsa fitimi neto i deklaruar ka qenë 1.53 milionë euro.

    Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë për pronarët e salloneve të veturave

     Përndryshe, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur dje për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.

    Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.

    “Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha.

    Drejtori i Policisë: Pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde

    Vite me parë, saktësisht në vitin 2023, biznesmeni Skender Bajrami, pronar i autosallonit ‘Alberti’, ishte arrestuar si i dyshuar për përfshirjen në veprën penale të fajdes.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj në atë kohë kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 15 persona të dyshuar, ndër ta edhe Skender Bajrami, i cili sipas prokurorisë ka shitur veturë me fajde dhe të njëjtën më pas e ka blerë me cmim më të lirë, nga i njejti person.

    Në dosjen e prokurorisë thuhet se i dyshuari Skender Bajrami se nga fillimi i vitit 2021 e në vazhdim, në autosallonin ‘Alberti’ ka kontraktuar shuma të fajdes, ndaj të dëmtuarit me inicialet Xh.Sh., pronar i një kompanie.

    Por, sa është fitimi vjetor i deklaruar nga Autosalloni “Alberti”?

    Sipas pasqyrave financiare të Autosallonit “Alberti” për vitin 2024, kjo e fundit kishte deklaruar shitje vjetore në vlerë prej 35.5 milionë euro, përderisa fitimi neto për vitin 2024 kishin qenë hiç më pak se 6.4 milionë euro.

    Përndryshe, Autosalloni “Alberti” është aksinonar edhe në Qendrën më të madhe tregtare në vend, “Prishtina Mall”, ku ka 13% të aksioneve në vlerë financiare prej 22.1 milionë euro, raporton Front Online.

    Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë/ Autosalloni “Alberti” fitoi rreth 6.5 milionë euro në vit

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Mars 2026
    Kjo javë parashihet të vazhdojë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shi, sipas...
    Lajme02 Mars 2026
    “Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një bazë amerikane! Faleminderit paraprakisht”, janë disa nga komentet që qarkullojnë në kanalet e...
    Lajme02 Mars 2026
    Deputeti Eman Rrahmani, në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, ka deklaruar se e respekton dhe e vlerëson punën e presidentes...
    Të tjera
    Lajme02 Mars 2026
    “Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një bazë amerikane! Faleminderit paraprakisht”, janë disa nga komentet që qarkullojnë në kanalet e...
    Sport02 Mars 2026
    Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, do të marrë një vendim të rëndësishëm këtë verë lidhur me të ardhmen e tij në klub,...
    Bota/Rajoni02 Mars 2026
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane. “Misioni ynë është shkatërrimi...
    Bota/Rajoni02 Mars 2026
    Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi se ka fundosur 11 anije iraniane në Gjiri i Omanit, duke deklaruar se Irani nuk ka...
    Lajme02 Mars 2026
    Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka shtetas shqiptarë në situatë rreziku, ndonëse 13...
    Lajme02 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij nuk e përkrah Vjosa Osmanin për presidente të vendit. “E vlerësojmë çdo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.