Gjyqtari Albert Zogaj nga Gjykata Supreme dhe gjyqtarja Teuta Ibrahimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pas votimit të 28 gjyqtarëve të pranishëm, me të drejtë vote, 16 nga Gjykata Supreme dhe 12 nga DhPGjS.
Nëpërmjet një komunikate për medie, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se “Para votimit, të gjithë gjyqtarët, kandidatë për anëtarë të KGJK-së, patën mundësinë të prezantojnë para kolegëve, dhe Komisionit të KGJK-së, duke theksuar prioritetet dhe objektivat e tyre”.
Gjyqtari Albert Zogaj mori 23 vota, ndërkaq gjyqtarja Teuta Ibrahimi 18.
Procesi i votimit dhe zgjedhja e anëtarëve të KGJK-së nga Gjykata Supreme dhe DhPGjS u mbështet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.