Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj së fundmi ka zbuluar se është fqinjë me motrat e klanit Kardashian në Amerikë.
E ftuar në një emision “Goca & Gra”, Albëria u shpreh se motrat e famshme nuk duken aq bukur sa në fotot që postoi në rrjetet sociale ku numërojnë miliona fansa.
“Ne i kemi fqinjë, Kylien, nënë e tyre, Kimin dhe shumë të famshëm. Ato dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran. Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë Angjelinës si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare. Nuk kanë lidhje fare me atë se si duken në foto. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit”, tha me shaka Albëria.