Javën që lamë pas u mbajt “Eurovision Song Contest 2022”.
Shqipëria nuk arriti të kalojë as në finale të këtij spektakli.
Kënga “Sekret” nga Ronela Hajati nuk kaloi tutje edhe pas shumë zërave rreth performancës së saj.
Ajo pas kësaj ka pasur kritika të shumta, një nga to e kishte edhe nga Albërie Hatërgjonaj.
“Me këtë (Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, pati shkuar ajo në një storje në ‘Instagram’.
Por e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Albërija tha se nuk ka asgjë kundër Ronelës, por mendon se nëse Alban Ramosaj do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen e “Eurovision”.
“Janë dyndur portalet për diçka që nuk e kam thënë. Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision)”, tha me bindje këngëtarja, teksa sa i përket Ronelës shtoi: “Asnjëherë nuk kam qenë kundë Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin.”, u shpreh ajo.
Ndryshe, ajo foli edhe për Trixën, ku tha se gjithë familja janë janë sharë pas daljes së saj nga “Big Brother”.