Albërie Hadërgjonaj flet për situatën e Trixës pas daljes nga BB VIP: Na ‘bombarduan’, u bullizuam e gjithë familja Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë një nga emrat më të diskutuar pas daljes nga Big Brother VIP. Kjo për shkak se menjëherë pas përfundimit të spektaklit u nda nga aktori e prezantuesi i…
Albërie Hadërgjonaj flet për situatën e Trixës pas daljes nga BB VIP: Na ‘bombarduan’, u bullizuam e gjithë familja
Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë një nga emrat më të diskutuar pas daljes nga Big Brother VIP.
Kjo për shkak se menjëherë pas përfundimit të spektaklit u nda nga aktori e prezantuesi i njohur, Donald Veshaj.
Ajo madje javë më parë bëri një video ku tregoi më shumë për bullizmin që ka marrë në rrjete sociale.
E pikërisht për këtë ka folur edhe tezja e saj, Albërie Hadërgjonaj, në një pyetje të bërë në “Në Kurthin e Piter Pan” nga moderatorja Alketa Vejsiu.
“E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme, është se njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër. Një vajzë si Beatrix është shumë e brishtë, disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe situatat. Trixa është një vajzë shumë e çiltër, e keni parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë, sepse përveçse na bombarduan të gjithëve, u bullizuam të gjithë”, u shpreh Hadërgjonaj.
“Në rastin e Beatrixit, unë nuk e kam kuptuar se ishte një gjë që nuk ishte asgjë, thjesht vërshimet e atyre njerëzve me ato komente negative e kanë bërë të kalojë momente të vështira. Bullizimi online është më i dëmshëm se ai përballë, është shumë herë më i rëndë. Beatrix është shumë e butë dhe shumë delikate në çdo vendim, por një super talent, një vajzë bukuroshe dhe për këtë duhet vlerësuar dhe jo t’ia humbasësh të gjitha vlerat tjetrit”, tha këngëtarja në “Në kurthin e Piter Pan”, tha më tej 46-vjeçarja.
Donaldi nga ana tjetër këtë kohë është duke tentuar ta rifitojë sërish prezantuesen Bora Zemani, me të cilën u fotografua gjatë një eventi në Prishtinë./Telegrafi