×
  • Lajme
  • Lajme

    Albanian Post: Dokumenti i fundit, gjuha e ashpër e Perëndimit dhe pasojat e dështimit të procesit

    FrontOnline
    29 Janar 2023

    Iniciativa e fundit diplomatike e udhëhequr nga Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, bashkë dhe me tre këshilltarë të lartë, ka prodhuar një dinamikë të re dhe agresive.

    Në vijimësi të publikimeve ekskluzive, që në mënyrë të saktë, që nga 18 shtatori 2022, kanë shpjeguar të gjitha proceset rreth fazës së re të dialogut, Albanian Post e ka siguruar një dokument disafaqësh që shpjegon gjithçka në detaje. Me një gjuhë tejet të drejtpërdrejtë, ndarë në sektorë dhe pika konkrete, tregohet se çka saktësisht qëndron prapa neneve të Marrëveshjes Bazë.

    Më e rëndësishmja, ky dokument, përshkruan çfarë fitojnë dy vendet në rast të një marrëveshje, por një pjesë shumë më e madhe i është rezervuar shpjegimit se çfarë do humbet nëse nuk nënshkruhet marrëveshja dhe cilat procese do kthehen prapa.

    Rikujtim i pikave kritike”, “propozimi evropian elementet kyçe”, “makro-perspektiva e normalizimit”, dinamikat përpara, “qasja me shumë pista”, janë disa nga pikat kyçe të këtij dokumenti të cilin Albanian Post e publikon ekskluzivisht të hënën me 30 janar.

    Një nga pikat me gjuhën më të ashpër në dokument është ajo e titulluar “Dështimi nuk është opsion”, pikë që do zbulohet e plotë nga AP të hënën.

    Gjithashtu, pjesë e dokumentit janë edhe përshkrimet për të “ardhmen e Kosovës” dhe të “ardhmen e Serbisë”, ku janë përfshirë edhe problematika që tashmë janë në publik si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që e do Serbia dhe njohja nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së për të cilën Kosova kërkon garanci.

    Të hënë, ekskluzivisht do të lexoni çfarë u është prezantuar dhe çfarë i është kërkuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç-it në takimet e tyre me 5-shen e diplomatëve perëndimorë.

    Pjesë e dokumentit të siguruar nga Albanian Post janë edhe pasuese si ky kur thuhet se “Kosova nuk mund të vazhdojë ta gëzojë mbrojtjen absolute nga bota perëndimore, që është jetike për ekzistencën e vet dhe në të njëjtën kohë të hezitojë në përqafimin e përpjekjeve perëndimore për paqe të përhershme”.

    Apo, të tjerë që kanë tone paralajmëruese, ku bëhet e qartë se çfarë pasoja nënkuptohen për perëndimorët, nëse Kosova vendos të tërhiqet nga marrëveshjet e mëhershme.

    Qeveria e Kosovës është e lirë që të iniciojë në Parlamentin e Kosovës procesin e tërheqjes së Kosovës nga marrëveshja e parë për normalizim të raporteve dhe më pas të bart pasojat e zhbërjes së të gjitha të arriturave të mëhershme (lëvizjen e lirë, Kodin telefonik të Kosovës +383, integrimin e pjesës veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë e të tjera)”, shkruhet në një pjesë tjetër të dokumentit që të hënën publikohet nga Albanian Post./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të dy shtetasve kosovarë nga Serbia për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia e Ramiz Lladrovcit, PDK-RLL ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kësisoj, ai ka...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të enjten, mori vendime të veçanta për certifikimin e grupit të dytë me...
    Sport14 Gusht 2025
    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se klubi ka arritur marrëveshje me Parmën për transferimin e mbrojtësit italian Giovanni Leoni, ndërsa...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim për situatën financiare në RTK dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë drejtuar me një letër prokurorit të ri të rastit. Me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nëse e ke mendjen te Berlini, qyteti i kontrasteve, i historisë dhei ritmeve moderne – tani është koha e duhur për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.