Alban Skenderaj po realizon njërën nga ëndrrat e tij në sirtar.
Artisti i famshëm shqiptar ka njoftuar se pas suksesit të madh me koncertin “Motiv” në mes të Tiranës, është radha për një të tillë në Itali.
Përmes një njoftimi në Instagram, Skenderaj zbulon se koncerti madhështor do të mbahet më 14 maj në Milano, në sallën UNIPOL Forum.
Ai thotë se në këtë sallë, performojnë artistët më të njohur në botë, ndërkaq kësaj radhe aty do të flitet e këndohet shqip, njofton Klankosova.tv.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të këngëtarit: