Kantautori, Alban Skënderaj mbetet ndër artistët më të njohur dhe më të pëlqyer shqiptar.
Ndër vite, Albani ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, me shumë projekte e hite që akoma vazhdojnë të dëgjohen.
Ndërsa, sot (e mërkurë) është një ditë e veçantë për këngëtarin nga Shqipëria, kjo pasi ai po feston ditëlindjen.
I lindur më 20 prill 1982, Skënderaj sot mbush plotë 40 vjet, teksa nuk kanë munguar as urimet për të në këtë ditë.
Ishte bashkëshortja e tij, Miriam Cani e cila bëri një dedikimi romantik përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Urime ditëlindja për mashkullin e ëndrrave të mia dhe dashurinë e jetë time. Ti je bota për mua”, a shkruar Miriam në mbishkrimin e një fotografie të Albanit.