Bora, Donaldi dhe Beatrixa janë tre personazhet që janë komentuar për muaj të tërë.
E në këtë trekëndësh shpesh janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Vëllai i Trixës, gjithashtu këngëtar, Alban Ramosaj komentohet shpesh për jetën e tij luksoze.
Alban Ramosaj ishte etiketuar në një postim që vinte në dyshim ‘jetën e tij luksoze’ dhe udhëtimet e shpeshta në Dubai.
Po në këtë postim, Albani ka reaguar duke përdorur ironi dhe sarkazëm në mbrojtje të vetvetes.
Përgjigjja e tij është kunj i drejtpërdrejtë për Bora Zemanin.
Ai shkroi se po të ishte kaq i pasur do të blinte një milion ndjekës në ‘Instagram’, duke pretenduar se këtë e ka bërë Bora.
Gjithashtu ai përqeshi edhe donacionet e Donaldit që ishin disa shtëpi. Në fund, komenti i tij përmbyllet duke thumbuar edhe udhëtimin e pretenduar të dyshes për në Vjenë.
“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m followers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, shkruan këngëtari.