Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në nisjen e spektaklit madhështor të Big Brother VIP Kosova 3.
Prezantuesi i këtij reality shou, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena spektakolare nga e cila sonte do ketë surpriza të pafundme.
Në fakt, ka qenë fillimisht miku i tij, dizajneri Valdrin Sahiti që e ka fotografuar moderatorin në hapësirën e skenës, foto të cilën më pas e ka shpërndarë ky i fundit në Instagram.
Krah Alaudin Hamitit do të jetë edhe Jonida Vokshi, me opinonistët Milaim Zeka e Olta Gixhari, e producente ekzekutive Olsa Muhameti.
Qëndroni para ekraneve të Klan Kosova dhe Art Motion duke filluar nga ora 21:00 sepse ju pret një natë e gjatë, me emocione dhe befasi.