546 raste të reja janë konfirmuar vetëm sot në Kosovë me virusin korona. Ndërsa sipas njoftimit të IKSHPK-së, 9 veta kanë vdekur si pasojë e këtij infeksioni.
Përmes një postimi të bërë në FB, infektologu kosovar, Izet Sadiku, ka thënë se kjo rritje e numrit të rasteve përbën situatë alarmante.
Ky është postimi i tij:
Përballja me COVID19
Rritja e numrit të rasteve me COVID19 po e bënë situatën alarmante edhe në Kosovë, prandaj është koha që të mobilizohemi të gjtihë për përballje me COVID19 !