×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Alarmojnë përfaqësuesit e biznesit: Rryma e shtrenjtë, disa biznese kanë njoftuar ndërprerjen e punës

    FrontOnline
    12 Qershor 2025

    Më 1 qershor 2025 hyri në fuqi vendimi për kalimin e detyrueshëm të bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë elektrike në Kosovë.

    Ky ndryshim, i promovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), synon të nxisë konkurrencën dhe transparencën në sektorin energjetik, por është pritur me shqetësim nga shumë ndërmarrje të mëdha dhe të mesme.

    Mungesa e furnizuesve të certifikuar, frika nga rritja e çmimeve dhe mungesa e përgatitjes institucionale janë ndër arsyet që çuan në protesta të ashpra në fund të muajit maj, përfshirë bllokimin e hyrjeve kryesore të Prishtinës nga automjete të tonazhit të rëndë.

    Dje, përfaqësues të komunitetit të biznesit u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në një protestë paqësore, për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që parashikon liberalizimin e tregut të energjisë për ndërmarrjet e mëdha në Kosovë.

    Protesta, e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), nisi në orën 11:00 dhe zgjati një orë.

    Bizneset e prekura nga ky vendim në protestë deklaruan se nuk janë të përgatitur për këtë kalim të menjëhershëm dhe kërkuan pezullimin e vendimit

    KEK: Rreth 15 biznese kanë lidhur kontrata me ne

    Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli, ka bërë të ditur se që nga 1 qershori 2025, KEK ka filluar furnizimin e bizneseve si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMP), në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    ‘’Jemi duke punuar, unë e kam qit një liste te rifreskuar te krejt bizneseve me FMP edhe si furnizues i mundësisë te fundit edhe kontrata konversiale  dua të bëj rezyme me gjendjen aktuale jam tu prit mi marrë dhënat e sakta’’, tha Bucolli.

    Bucolli tha se deri më tani, janë furnizuar rreth 15 deri në 16 biznese, përfshirë shumicën e ndërmarrjeve publike, që nuk kanë arritur ende të lidhin kontrata komerciale me operatorë të tjerë të licencuar.

    Sipas Bucollit, aktualisht po zhvillohen dy procese paralele: njëri ka të bëjë me furnizimin përmes FMP-së, i cili është një masë e përkohshme 60-ditore, dhe tjetri me kalimin e bizneseve në kontrata komerciale në tregun e lirë.

    Ahmeti: ‘’Bylmeti’’ paralajmëron ndërprerjen e kontratave për 200 fermerë, shkak liberalizimi i tregut të energjisë

    Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka bërë me dije se dy biznese tashmë kanë njoftuar ndërprerjen e punës si pasojë e liberalizimit të tregut të energjisë. Ai thekson se këto kompani nuk janë anëtare të Odës së Afarizmit, por ndoshta i takojnë Odes Ekonomike.

    ‘ Momentalisht janë dy biznese te cilat e kane bere publike qe janë ndërprerë puna, nuk janë anëtaret e mi por me gjase te Odes Ekonomike’’, tha Ahmeti për FrontOnline.

    Në një takim të Këshillit Organizativ, ai tha se  është raportuar edhe për paralajmërimin e ndërprerjes së kontratave nga kompania “Bylmeti”, e cila furnizon rreth 200 fermerë.

    ‘’Në takimin qe kemi pasur si Këshill Organizativ na kane lajmëruar ata domethënë , është ‘’Bylmeti’’  i cili ka paralajmëruar ndërprerjen e kontratave për 200 fermerë qe i ka , shkaku i procesit te liberalizimit të tregut’’, deklaroi ai për FrontOnline.

    Shahini: Dy-tre biznese në rrezik mbylljeje nga liberalizimi i tregut

    Agim Shahini në një prononcim për FrontOnline ka njoftuar se dy ose tri biznese kanë paralajmëruar mbylljen ose reduktimin e numrit të punëtorëve.

    Ai tha se janë duke biseduar me këto kompani për mënyrat se si të kapërcehet kjo krizë dhe shpreson që së shpejti të gjendet një zgjidhje që do të parandalojë mbylljen e tyre.

    ‘’Janë dy ose  tri biznese që kanë paralajmëruar mbylljen dhe reduktimin e punëtorëve, jemi duke biseduar me kompanitë se si të dilet nga kjo krizë. Shpresojmë që të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë që të mos mbyllen’’, tha i pari I AKB-së.

    Kelmendi : Bizneset nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e energjisë elektrike për 300 % më të shtrenjta

    Drejtori i Elkos Group, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar  se rritja e çmimit të energjisë elektrike është arritur deri në 300%. Ai shpjegon se bizneset që më parë paguanin 1 milion euro në vit për energji, tani përballen me faturë prej 3 milionë euro.

    ‘’Rritje e energjisë e paralajmëruar dhe e detyruar është 300% tri herë nëse dikush ka paguar 1 milionë euro energji elektrike në vit tash i paguan tre milionë’’, tha Kelmendi për FrontOnline.

    Kjo rritje po rëndon shumë në financat e tyre, pasi fitimet nuk mjaftojnë për të mbuluar kostot e larta të energjisë.

    ‘’Bizneset nuk e kanë profitin i cili i mbulon shpenzimet e energjisë elektrike të rritura, prodhimet e tyre mund të shtrenjtohen shumë’’, deklaroi ai.

     

     

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.