×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Alarmojnë ekspertët: Sanksionet ia humbën gjysmë miliardi € sivjet Kosovës

    Jehona Zhuniqi
    07 Shtator 2023

    Ka disa muaj që Kosova po përballet me sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sanksionet janë vendosur për shkak se BE-ja ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të vendit, shkruan Front Online.

    E, përveç aspektit politik, këto sanksione do t’i kushtojnë Kosovës edhe në aspektin ekonomik.

    Sipas njohësve të ekonomisë në atë vend ku ka sanksione nuk do të ketë investime.

    Ndërsa, thonë se humbjet mund të jenë deri në 500 milionë euro në vit.

    Shatri: Kosova mund të ketë humbje deri në 500 milionë euro në vit shkaku i sanksioneve

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë për Front Online se sanksionet e vendosa ndaj Kosovës nga BE-ja do të kushtojnë shumë.

    Kjo, për shkak se janë shumë projekte që janë ndaluar.

    “Sanksionet që janë vendos Kosovës kanë me i kushtu. Është një vlerësim dhe mund të jetë i përafërt, për shkak se nuk ka të dhëna të sakta që deri në 500 milionë euro në vit Kosova dëmtohet nga programet të cilat kanë qenë të parapara, marrëveshjet e nënshkruara siç është MCC e projekte të tjera që janë të natyrë botërore e që shtrihen edhe në Kosovë, ku do të realizohen projekte si në infrastrukturë, ndërtimin e kapaciteteve qeverisëse, në ekonomi e të tjera”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Shatri, shprehet skeptik që sanksionet do të hiqen shpejtë.

    E, këtë e thotë për shkak që Qeveria e Kosovës nuk po lëviz aspak nga pozita aktuale.

    “Por, fati i keq është se sanksionet nuk janë të vendosura vetëm për këtë vit, sanksionet do të vazhdojnë dhe një zot i madh e di kur tërhiqen ato sanksione sepse nuk ka asnjë lëvizje nga ana jonë që të ndikojë në vendimet e bashkësisë ndërkombëtare të BE-së, për me i tërhjek sanksionet, ka deklarata por askund nuk ka gur të ngulun dhe kjo lë me mendu që qysh po e zhagitin këta me i zbatu rekomandimet e partnerëve tonë ndërkombëtarë, njësoj edhe ata kanë me i zhagit sa i përket tërheqjes së sanksioneve”, ka pohuar Shatri.

    Rukiqi: Sanksionet, shumë kompani do të kenë dilema për investime në Kosovë 

    Që sanksionet e BE-së, do të ndikojnë në investime të huaja në vend, e thotë për Front Online, edhe ish kryetari i Odës Ekonomike, tani zyrtar i LDK-së, Berat Rukiqi.

    “Absolutisht, besueshmëria për të bërë biznes me Kosovën është një çështje tjetër, pra shumë kompani të huaja do të kenë dilema jo vetëm në raport me investime, por në raport edhe me elemente të tjera të bashkëpunimeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin tregtar”, ka thënë ai.

    Ndërsa, ka përmendur dy çështje, për të cilat thotë se kanë të bëjnë me energjinë.

    “Unë po i përmendi vetëm dy çështje të cilat do të ishin të rëndësishme për stabilitetin energjetik dhe për investime në këtë sektor janë të bllokuara për shkak të këtyre sanksioneve dhe normalisht është edhe pjesa tjetër e programeve të BE-së nga të cilët po humbin rinia, po humbin ndërmarrësit e shumë aspekte të tjera”, ka shtuar Rukiqi, për Front Online.

    Kadrijaj: Qeveria kryeneçe po e dëmton Kosovën

    Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka thënë për Front Online se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës po e ulin imazhin e kësaj të fundit.

    Jo, vetëm për nga ana e diplomacisë por edhe për nga ana e të bërit biznes.

    “Masat që janë vendos ndaj Kosovës përveç që e kanë ul imazhin e Kosovës nga ana e diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare sidomos me Bashkimin Evropian, njëherit besoj që në vazhdimësi është edhe pjesa ekonomike. Po ashtu ka humbur imazhin për nga ana e biznes bërjes për faktin se investitorët e jashtëm tani e shohin Kosovën si një ekonomi gri, si një ekonomi të zezë të një vendi i cili ka masa dhe në këtë drejtim Kosova po humb çdo ditë, dhe në këtë drejtim koston kush do ta merr, e merr ekonomia e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj për Front Online.

    Sipas tij Qeveria kryeneçe për t’i kënaqur apetitet e veta, po e dëmton perspektivën e Kosovës.

    “Qeveria e Kosovës nuk është duke marrë parasysh as ndikimin nga faktori i brendshëm e as nga faktori i jashtëm, pra deri më tani kemi një qeveri kryeneçe e cila për apetitet e veta dhe në fakt duke tentuar ti kënaq disa militantë po e dëmton perspektiven e Kosovës nga ana ekonomike , por besoj që dëmi që do t’i shkaktohet vendit edhe tani edhe në të ardhmen është nga ana ekonomike”, është shprehur ai.

    Në korrik të këtij viti Kosova është njoftuar se nuk do të jetë pjesë e një programi financues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë eurosh, ndryshe nga katër shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Për mospërfilljen e kërkesave për uljen e tensioneve, SHBA-ja ka ndërmarrë, po ashtu, masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke e përjashtuar atë nga një stërvitje e madhe ndërkombëtare, e njohur si “Defender Europe 2023”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në polici. Një burrë në Ferizaj ka thënë se mbesa e tij...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.