Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 89 të vdekur nga koronavirusi dhe një numër rekord i infeksioneve. Një ditë më parë u regjistruan 85 viktima.Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në mbi 10.272, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 16.774 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 481 mijë. Rekordi i mëparshëm u shënua dje me 14.964 raste për 24 orë.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.