×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmante/ Klinika Infektive ka vetëm edhe 5 shtretër të lirë!

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Vetëm edhe 5 shtretër kanë mbetur të lirë për trajtimin e pacientëve me Coroinavirus nëKlinikën Infektive në Prishtinë.

    Infektologu Murat Mehmeti ka thënë për Front Online që aktualisht në këtë klinikë janë duke u trajtuar 100 pacientë, teksa në tërësi klinika ka nëdispozicion vetëm 105 shtretër.

    “Për momentin i kemi rreth 100 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre janë me oksigjen. 3 i kemi në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive të cilët janë në gjendje shumë të rëndë. Realisht gjendja ose numri i pacientëve është rreth 100 ndërsa kapaciteti i Klinikës tonë është rreth 105 shtretër që i bie që Klinika jonë është pothuajse e mbushur plotë me pacientë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, e tërë Klinika sipas tij është lëshuar vetëm për pacientë me Coronavirus dhe në të nuk janë duke u dhënë edhe shërbime të tjera.

    Gjendje më e mirë nuk është as në Spitalin e Pejës. Nga ky spital kanë thënë për Front Online që numri i pacientëve që po trajtohen në këtë spital është më i lartë sesa ka qenë para 7 ditësh.

    “Aktualisht janë 32 pacient, 10 pacientë më shumë se para 7 ditëve.Sipas planit të veprimit në rast nevoje do të lirohen hapësira tjera dhe do ketë lëvizje tëmjekëve e infermierëve për të shërbyer pacient në nevojë”, kanë konfi5rmuar zyrtarë të këtij spitali.

    Më mirë po del të jetë gjendja në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë spital Hilmi Shala tha për Front Online se gjendja është stabile.

    “Komuna jonë pra Spitali i Gjakovës për momentin ka kapacitete për trajtimin e pacientëve me Coronavirus.  Kanë qenëgjithsej 36 raste duke u trajtuar ndërsa aktualisht i kemi vetëm 20”, ka thënë ai për Front Online.

    Sot gjatë ditë për numër të lartë të rasteve me Coronavirus ka alarmuar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

    Ai tha se gjendja është serioze dhe me tendenca përkeqësimi derisa ka paralajmëruar masa të reja.

    Sipas tij,numri i qytetarëve të prekur me Covid-19 në ditët e fundit arrin 120 të infektuar në 100 mijë banorë.

    Vetëm sot nga IKSHPK-ja është  konfirmuar se nga 1374 testime, 486 raste janë konfirmuar pozitive me virus.

    Në ndërkohë brenda 24 orëve 9 pacientë e kanë humbur betejën me Coronavirus.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, është njeriu i duhur...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.