×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmante/14 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë për 24 orë

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur 14 persona.

    Sipas IKSHPK-së rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç).

    Po ashtu gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 752 raste të reja.

    Njoftimi i plotë:

    665 TË SHËRUAR DHE 752 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 665 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 341 raste, Ferizaj 53 raste, Kamenicë 38 raste, Gjilan 36 raste, Prizren 33 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Pejë 21 raste, Gjakovë 18 raste, Obiliq 17 raste, Kaçanik 16 raste, Istog 15 raste, Klinë 14 raste, Viti 14 raste, Podujevë 13 raste, Suharekë 13 raste, Graçanicë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Drenas 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 3 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Junik.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.