Klubi i natës ‘Gate Club’ ka reaguar pas alarmit të rremë për bombë në orët e para të së mërkurës.
‘Gate Club’ në reagimin e tyre e ka quajtur “përpjekje të ulët” dhe “propagandë dashakeqe” alarmin e rremë për bombë.
“Por këto veprime nuk na lëkundin – na bëjnë më të fortë. Ne kemi bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe gjithçka është sqaruar, nuk është gjetur ASGJË brenda as jashta objektit”, ka deklaruar ndër të tjera klubi i natës.
Para dy ditësh shpërtheu një bombolë gazi në këtë klub, si pasojë e një defekti.