Në orët e para të së shtunës policia u alarmua për bombë në një diskotekë në Ferizaj.
Pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Vendi i dyshuar ishte kontrolluar nga qentë K-9, ku nuk ishte gjetur asgjë e dyshuar.
Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori.
Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Njoftimi i policisë:
Ferizaj / 10.08.2024-03:09. Njësitet policore pas pranimit të informatës se, në një lokal nate-diskotekë është vendosur një mjet shpërthyes-bombë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin dhe nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.