“Unë e lavdëroj këtë hap të rëndësishëm drejt vendosjes së stabilitetit dhe paqes në Lindjen e Mesme në një mënyrë që përmbush një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për problemin palestinez”, tha ai në një deklaratë në internet, raporton ATSh.
Al-Sissi shprehu, gjithashtu, vlerësimin e tij për të gjithë ata që janë angazhuar në zbatimin e këtij hapi historik.
Egjipti është vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin, në vitin 1979.