×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Akuzohet se e th*erri 33 herë viktimën, i pandehuri thotë se nga frika veproi në vetëmbrojtje

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    I akuzuari për vrasje të rëndë, Kemal Mustafa është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se nga frika ka vepruar të mbrojë veten.

    Këtë deklarim, Mustafa që akuzohet për vrasjen e S.M., e ka bërë të enjten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në seancën e shqyrtimit fillestar ku është lexuar aktakuza nga prokurorja Fetije Bajrami.

    “Jo nuk e pranoj që jam fajtor. Unë e kam bërë për me mbrojtë veten sepse në atë moment jam tutë”, deklaroi i akuzuari Mustafa.

    Mustafa akuzohet se ka therur me thikë 33 herë viktimën S.M pasi sipas aktakuzës ky i fundit e kishte goditur me grusht, duke i kërkuar marrëdhënie seksuale në kundërshtim me dëshirën e tij.

    Pasi i akuzuari u deklarua i pafajshëm, gjykatësi Fatos Sejdijaj e njoftoi se në afat prej 15 ditësh ka të drejtë të paraqes kundërshtimin e provave të caktuara në aktakuzë apo kërkesë për hedhjen e aktakuzës.

    Ndersa, në seancën e sotme të shqyrtimit fillestar prezent ishin prokurorja Fetije Bajrami, i akuzuari Kemal Mustafa dhe mbrojtësi i tij Rexhep Kaçaniku, e dëmtuara R.S.M, dhe mbrojtësi i viktimave Isa Aruçi.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 9 shtator 2024 kishte ngritur aktakuzë kundër Kemal Mustafës.

    Sipas aktakuzës, Mustafa ngarkohet se më 11 gusht 2023, rreth orës 23:29 deri në 23:45, në rrugën “UÇK” në lagjen Bair, Mitrovicë, brenda oborrit të spitalit rajonal, me qëllim që ta privojë nga jeta S.M., e goditi S.M., me thikë dhe i shkaktoi vdekjen.

    Në aktakuzë thuhet se derisa i pandehuri Mustafa kishte qenë se bashku me djalin e tij të mitur A.K, duke mbledhur kanaçe nëpër kontenjer të bërllokut, tani i ndjeri S.M., e kishte ndalur automjetin dhe e kishte thirrur të pandehurin Mustafa, dhe i kishte thënë që të shkoi në automjetin e tij për t’ia dhënë disa shishe dhe disa gjëra, ku me pas i pandehuri Mustafa kishte hyrë në automjet të tani të ndjerit S.M., dhe kishin shkuar në lagjen Bair dhe kishin hyrë në oborrin e spitalit, ndërsa i pandehuri Mustafa e kishte pyetur tani të ndjerin S.M., se pse e kishte dërguar aty, i njëjti i kishte thënë që të zhvishet për të kryer marrëdhënie seksuale.

    Sipas aktakuzës, thuhet se i pandehuri Mustafa kishte refuzuar të kryente marrëdhënie me tani të ndjerin, i cili kishte vazhduar të insistonte dhe e kishte goditur me grusht të pandehurin, ndërsa i pandehuri Mustafa e kishte sulmuar viktimën me thikë 33 herë në trup, duke i shkaktuar plagë si pasojë e të cilave kishte vdekur në bazë të ekspertizës së autopsisë për tani të ndjerin.

    Me këtë, Mustafa akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./“Betimi për Drejtësi”.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.