×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzë për ndërhyrje në tender – Kallëzim penal ndaj udhëheqësit të KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi (dokument)

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në proceset e prokurimit publik që lidhen me një tender të shpallur nga kjo ndërmarrje, raporton portali Front Online.

    Sipas dokumentit të siguruar nga Front Online, kallëzimi penal ngre dyshime serioze për shkelje ligjore nga ana e Krasniqit.

    Ai po akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë: cenimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, shkeljen e parimit të trajtimit të barabartë të qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe mashtrimin në procedurat e prokurimit publik.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, ka keqpërdorur pozitën për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në procedurat e prokurimit publik, duke shkaktuar dëm financiar dhe konkurrencë të pabarabartë ndaj kompanisë sonë”, përshkruhet në Kallëzimin penal.

    Në bazë të shkresës, veprimet e kryeshefit Hasan Krasniqi paraqesin ndërhyrje të qartë dhe të paligjshme në procesin e prokurimit publik, me ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë. Kjo, sipas kallëzimit, ka cenuar rëndë parimet themelore të konkurrencës së ndershme, transparencës dhe trajtimit të barabartë në procedurat e tenderimit.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    NATO ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një kurs trajnimi për...
    Lajme20 Mars 2025
    Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka komentuar rritjen prej 15% të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se ky ndryshim do të...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se prej dy ditësh, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike...
    Vip20 Mars 2025
    Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka angazhuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundër finalistes Xheneta Fetahu, pas...
    Lajme20 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike...
    Sport20 Mars 2025
    Edhe zyrtarisht boksi është rikthyer në programin olimpik. Vendimi u mor sot nga sesioni i 144-të i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut janë varrosur sot viktimat e zjarrit tragjik...
    Lajme20 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe sot në përvjetorin e rënies së dëshmorit Selim Berisha. Në një postim në Facebook, Kurti  ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.