Teksa numërimi i votave në ShBA po vazhdon, Trump pak më parë dha deklaratën e tij të parë për shtyp pas votimeve.
Ai u shpreh se demokratët janë duke vjedhur votat dhe se është e turpshme që të shkohet në qendrat e votimit për të votuar pas mbylljes së tyre.
Mbi këtë deklaratë të Trump së fundmi ka ardhur dhe reagimi nga pala republikane.
Ka qenë shefi i fushatës së Biden , Jen O’Malley Dillon ai i cili u shpreh se janë të gatshëm të luftojnë dhe ti rezistojnë përpjekjeve të Trump, shkruan ora news.
Presidenti aktual deklaroi se do t’i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për të ndaluar numërimin e votave, O’Malley u shpreh avokatët e tyre do ta pengojnë Presidentin aktual të SHBA.
“Është skandaloze sepse është një përpjekje për të hequr të drejtat demokratike nga qytetarët amerikanë. Është e paprecedent sepse asnjëherë në histori një president nuk u përpoq të mbyste zërin e amerikanëve në zgjedhje kombëtare.Nëse presidenti vendos të ndjekë kërcënimin e tij, ne kemi ekipe ligjore të gatshme t’i rezistojnë përpjekjes së tij”– thotë ai.