Ish-zyrtari i klubit të Drenicës, Ramiz Shala e ka komentuar ndeshjen e djeshme mes Llapit dhe Dritës.
Llapi u mund 2:4 në shtëpi dje nga Drita në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, raporton FrontOnline.
Në “ATV”, Shala ka hedhur akuza të ashpëra, derisa thotë se edhe ndeshja mes Llapit dhe Dritës ishte ditur që e fitojnë gjilanasit.
“Të gjithë e kanë ditur se sot (dje) fiton Drita ndeshjen me Llapin, ju i keni parë edhe reagimet e tifozëve. Si është e mundur që një refer t’i referojë një skuadre pesë ndeshjet e para, pse nuk mundet edhe për skuadra tjera”, ka thënë Ramiz Shala, përcjell FrontOnline.
Tutje, ai foli edhe për dërgimin e disa zyrtarëve të klubeve në Komision Disiplinor, duke përmendur Ismet Munishin, Abedin Zekën dhe Arsim Kabashin.
“Ky lloj shantazhi që po bëhet duhet të largohet, mos fol se të përjashtoj, po ashtu edhe kryetari i ‘89shit, Abedin Zeka dhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi dërgohen në Komision Disiplinor vetëm pse flasin gjërat që i shohin”, tregoi ai./FrontOnline/