Delinda Disha ka bërë me dije se ka pësuar abort. Ky lajm i trishtë vjen vetëm pak javë pasi aktorja konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël dhe se do të mirëpriste dy binjakë.
Ajo ka shkruar se këtë humbje po e përjeton shumë keq psikologjikisht.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq,” shkroi Delinda.