Aktorja e njohur e Hollivudit, Eliza Dushku, njoftoi për lindjen e djalit të saj të dytë me fotografi të papara ndonjëherë nga rrugëtimi i saj i shtatzënisë. Ylli i filmit ‘The Bring It On’, festoi ardhjen e fëmijës së saj të dytë në Instagram të hënën më 9 gusht, transmeton FrontOnline.
“Mirë se vjen djali ynë i bukur, Bodan. Kjo javë ka qenë një udhëtim në vetvete”, shkroi ajo në postimin e saj. “Mirënjohje dhe gëzim! Këta djem i japin jetës horizonte të reja”, vazhdoi ajo, duke përmendur edhe djalin e saj tjetër Philip.
Ajo falënderoi “të gjithë ata që e mbështesin dhe e duan” atë dhe burrin e saj, Peter Palandjian, i cili është CEO i Korporatës Intercontinental Real Estate. Eliza 40 vjeçe, gjithashtu ofroi një vështrim të brendshëm në përvojën e saj të shtatzënisë, e cila përfshinte fotografi nga një fotosesion joshës i lindjes.
Një moment piktoresk tregoi një Eliza shtatzënë duke shëtitur nëpër natyrë teksa foshnjën e saj e mbante në krahë. Një tjetër paraqiste Elizan dhe Peter që shikonin njëri -tjetrin në sy, e ndjekur nga një foto bardh e zi me këmbët e vogla të foshnjës Bodan. Eliza kishte njoftuar për shtatzëninë e saj të dytë më shkurt. 27 me një postim në Instagram duke thënë: “Mami x 2 …”./FrontOnline/