Pandemia prek të gjithë, përfshirë personat e famshëm. Këtë fundjavë, aktorja Kate Beckinsale zbuloi se për shkak të kufizimeve të ndryshme, ajo nuk e ka parë vajzën e saj për dy vjet, transmeton FrontOnline.
Aktorja Kate Beckinsale, 47 vjeç, u filmua këtë fundjavë në Aeroportin John F. Kennedy të Nju Jorkut, ku priti vajzën e saj të vetme Lily Sheen, 22 vjeçe, nga ish martesa e saj me aktorin Michael Sheen.
Beckinsale tha se me vajzën e saj nuk është parë për plot dy vjet për shkak të koronavirusit dhe masave epidemiologjike, veçanërisht bllokimit. “Faleminderit Zotit për thirrjet me video”, tha aktorja.
Edhe pse ky ishte takimi i tyre i parë në dy vjet, nëna dhe vajza nuk treguan shumë emocione në publik.
“Unë mendoj se është plotësisht e çmendur të mos shohësh fëmijën tënd për dy vjet,” tha ajo. Lily, e cila ndoqi hapat e prindërve të saj, është gjithashtu në aktrim.
Ajo arriti në aeroport nën shoqërinë e të dashurit të saj, David Schechter. “Është shumë e frikshme që ajo është rritur kaq shumë”, tha Beckinsale./FrontOnline/