Aktorja dhe modelja AnnaLynne McCord, foli për mënyrën se si ajo kaloi një përvojë traumatike gjatë fëmijërisë së saj. Ajo zbuloi në podkastin “Call Daddy” se si ajo u bë “imune ndaj dhimbjes”, transmeton FrontOnline.
Sipas saj, ajo u bë “imune ndaj dhimbjes”, aq sa në një moment iu kthye vetëvlerësimit, por gjithashtu hyri në një romancë që kishte karakteristika të caktuara të BDSM-s (Seksit të dhunshëm).
“Fillova, të them kështu, për të eksploruar seksualisht, pa e ditur pse gjëra të tilla më lëvizin dhe më interesojnë në përgjithësi. E dini, truri i bukur i njerëzve di të kombinojë dhimbjen dhe kënaqësinë në një mënyrë për t’ju ndihmuar. Dhe fillova dhe me vetëlëndim dhe u desh shumë kohë. BDSM ishte diçka që do të më zgjonte, e cila do të më bënte të kuptoja se isha gjallë, të ndieja, çdo gjë”, tregoi ajo, duke shtuar se “aventura filloi kur e kuptoi se ajo nuk kishte dhimbje”.
“Unë thjesht pushova së ndjeri dhimbje. Tortura që kam kaluar si fëmijë është diçka joreale. E tmerrshme. E frikshme. Pra, truri im thjesht u ndal”, tha aktorja në një video.
Kohët e fundit, ajo gjithashtu foli për sulmin që përjetoi në prag të moshës madhore, dhe sa shumë ishte torturuar nga ndjenjat e përziera në atë kohë, sepse si fëmijë ajo kishte kaluar tashmë tmerrin./FrontOnline/