Aktorja Christina Hendrix, e cila u bë e famshme me rolin e Joan-it në serialin “Njerëzit nga Manhattan”, ka shpërndarë një foto provokuese në Instagram dhe kështu i ka “vënë flakën” këtij rrjeti social. Aktorja 46-vjeçare ka postuar një selfie dhe ka pozuar me një veshje të zezë me dantella që i vinte në pah dekoltenë e mrekullueshme dhe figurën e saj të lakmueshme.
“Ti je një zjarr i gjallë”, “Nuk mund të marr frymë”, “Absolutisht perfekte”, “Sa e pashme dhe e bukur që je”, shkruan shoqëruesit e saj entuziastë. Në një rast, e pyetur nëse gjoksi i saj ishte fals apo i vërtetë, Kristina theksoi se pyetja ishte jashtëzakonisht e çuditshme por dha përgjigjen: “Ato janë aq të dukshme reale, saqë kushdo që ka prekur gjoksin e një femre duhet ta dijë këtë”.
Christina Hendrix ishte e martuar me kolegun Jeffrey Arend dhe në vitin 2019 ata njoftuan divorzin pas 10 vitesh martesë./FrontOnline/