Dakota Johnson doli nga një situatë disi e vështirë në një mënyrë simpatike. Përkatësisht, ylli i filmit “50 Shades of Grey” është shfaqur në emisionin “The Late Late Show” të drejtuar nga James Corden me një minifustan të kuq.
Veshja e saj ishte shumë mbresëlënëse, ndërsa fustanin me mëngë të gjata e ka kompletuar me këpucë të kuqe. Prezantuesit nuk i është shmangur fakti që fustani ishte shumë i shkurtër:
“A je mirë? Do xhaketën time?” Corden e pyeti Dakotën ndërsa ajo i mbante këmbët të kryqëzuara.
“Jam mirë. Nuk kam asgjë që dikush nuk e ka parë deri tani”, tha aktorja me shaka./FrontOnline/