Aktorja Liv Tyler dhe i fejuari i saj Dave Gardner u ndanë pas shtatë vitesh lidhje. Burime thonë për ‘Sun’ se vendimi ka qenë i ndërsjellë, miqësor dhe se çifti ka mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme për t’u fokusuar në prindërimin e përbashkët të tre fëmijëve të tyre. Të dy u ndanë në mars, por lajmi është mbajtur i fshehtë deri më tani. Tyler që atëherë është kthyer në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Gardner vazhdon të jetojë në Londër.
“Dave dhe Liv kaluan të gjithë bllokimin e parë së bashku dhe janë një ekip i shkëlqyer si prindër”, tha burimi, duke shtuar: “Fatkeqësisht, ata po jetojnë gjithnjë e më shumë jetë të ndara”.
“Ata të dy donin të fokusoheshin në karrierën e tyre – aktrimin dhe produksionin e saj, dhe Dave po drejton biznesin e tij dhe punon në projektin e futbollit Inter Miami”, thuhet në komunikatë.
Sipas mediave të huaja, ata u divorcuan zyrtarisht në muajin mars, por heshtën për të mos ngritur pluhur derisa u siguruan që fëmijët e tyre po ndiheshin mirë. Tyler dhe Gardner kanë dy fëmijë së bashku, një djalë 6-vjeçar Sailor dhe një vajzë pesë-vjeçare Lula, ndërsa Tyler ka një fëmijë nga një martesë tjetër./FrontOnline/