Tori Spelling, 47 vjeç, vajza e producentit legjendar Aaron Spelling dhe krijuese e serialit të njohur ‘Beverly Hills, 90210’ në të cilën ajo luante karakterin e Donna-s, thuhet se është ndarë nga nga burri i saj, aktori Dean McDermott (54). Ka kohë që thuhet se çifti është gati të divorcohen përsëri.
Aktorja ka kohë që nuk poston një foto me burrin e saj në rrjetet sociale, dhe tani ajo shihet pa unazë martese. Tori dhe Dean u takuan në setin e filmit kur të dy ishin martuar me njerëz të tjerë. Lidhja filloi natën e parë kur ata u takuan dhe ata shpejt kërkuan divorc nga bashkëshortët e tyre të atëhershëm. Çifti ka pesë fëmijë së bashku: djemtë Liam 14, Finn 8dhe Beau 4 dhe vajzat Stella 12 dhe Hattie 9-vjeçe. Ata treguan jetën e tyre martesore në reality show ‘Tori & Dean: Inn Love’ nga 2007 në 2012. Kjo ishte martesa re pestë për aktoren./FrontOnline/