Su Burcu Yazgi Coskun është njëra nga aktoret turke më të dashura për publikun.
Ajo ka arritur famë të madhe me paraqitjen në serialin “Kardeslerim” në rolin e Asiye Eren.
“Paskeni edhe origjinë shqiptare. Kështu a keni ndonjë mendim për traditat e tyre?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua në studio.
“Natyrisht që ka. Në fakt çështja e vendlindjeve të mia është pak e përzier”, tha ajo.
Më pas, asaj i ndërhyu moderatores duke i thënë tutje: “Pse?”.
“Nëna ime është shqiptare, por prej aty pastaj ka emigruar në Karadeniz. Babai im është nga Antalia. Por përshembull nga veshjet, në shtëpi kemi veshje shqiptare. Po ashtu edhe ushqime”.
E njëjta ka marrë pjesë edhe në shumë projekte të tjera filmike si dhe ka mbi pesë milionë ndjekës vetëm në Instagram. /Telegrafi/