Ylli i shumë serialeve të Disney-it, Hillary Duff ka pozuar e zhveshur për kopertinën e revistës ‘Women’s Health’. Në një intervistë për revistën, ajo ka folur për prindërimin, por edhe se si e ka ndihmuar të kapërcejë çrregullimin e të ngrënit. “Jam krenare për trupin tim. Jam krenare që më ka prodhuar tre fëmijë”, tha aktorja.
Ajo bëri një retrospektivë të përvojave të saj të jetës për revistën e përmendur, kështu që zbuloi se problemi i saj me dietë daton që nga adoleshenca – nga mosha 17 vjeçare.
“Presioni për të qenë e dobët për shkak të aktrimit më çoi në atë çrregullim. Ishte i tmerrshëm, për shkak të problemeve me të ngrënit u shfaqa bulimia dhe më pas u shtrova në spital”, kujton Duff.
Për fat të mirë, prindërimi e ndihmoi atë të pranonte trupin e saj dhe zakonet e reja, dhe siç vazhdon aktorja, ajo është shumë mirënjohëse për fëmijën e saj më të madh – vajzën Banks.
“Ndoshta gjithçka ndryshoi kur linda Banks. Aty kuptova se jam një grua e fortë, e talentuar dhe e zgjuar”, tha sinqerisht ish-ylli i Disney./FrontOnline/