Drew Barrymore zbuloi se ajo aksidentalisht i dërgoi një adoleshenti një video të saj duke u zhveshur. Aktorja e famshme dhe drejtuesja e ‘Drew Barrymore Show’, e zbuloi këtë në emisionin e saj disa ditë më parë. “Shoqja ime më e mirë ndodhi të ishte Cameron Diaz dhe unë i dërgova asaj një video duke ndërruar rrobat”, tha ajo.
“Por rezulton se ia kam dërguar një 16-vjeçari me emrin Matthew”. Barrymore thotë se adoleshenti e thirri atë. “Unë kam videon tënde, por premtoj se nuk do ta postoj askund”, i shkroi ai asaj. 46-vjeçarja thotë se keqkuptimi erdhi sepse ajo dhe Diaz “vazhdimisht zhvishen para njëra-tjetres për të ndërruar rrobat”.
“Falë Zotit Matthew është një zotëri i ri kaq i mrekullueshëm…”, tha aktorja e cila zbuloi një sekret tjetër në shfaqje që provokoi reagime të shumta në mediat sociale. Në të vërtetë, ajo thotë se një herë pastroi guacën e tualetit me furçën e dhëmbëve të ish të dashurit të saj, dhe pastaj ia ktheu për përdorim. Ajo nuk tregoi se kush ishte ish-i i saj, por shtoi vetëm se ai “e meritonte atë”./FrontOnline/