Aktorja Allison Mack 38-vjeçe, e cila u arrestua në vitin 2018 nën dyshimin se ishte ndihmëse e udhëheqësit të kultit seksual ‘NXIVM’, Keith Raniere, 58-vjeç, pritej të dënohej me 15 vjet burg, por pasi ndihmoi prokurorinë, ajo ka marrë një denim prej tri vitesh, transmeton FrontOnline. Mack është në mesin e gjashtë personave të akuzuar për trafikim seksi, punë të detyruar, dallavere, mashtrim në internet për rolin e tyre në kultin e ‘NXIVM’, i cili operoi në Nju Jork deri më 2018.
“Ky ishte gabimi im më i madh, më vjen keq që i kam markuar gratë”, tha ajo. Prokuroria pretendohet se kërkoi një ulje të dënimit për bashkëpunimin në hetimin kundër të bashkëpandehurve të tjerë. Mack u deklarua fajtore për përfshirjen në një kult seksual dhe në një deklaratë të fundit drejtuar viktimave, ajo pendohet për rolin e saj dhe dëmtimet që u shkaktoi atyre. “Tani është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të them, më vjen keq nga zemra. Unë u hodha në mentorimin e Keith Raniere me gjithçka që kisha. Unë besoja me gjithë zemër se mentorimi i tij po më çonte drejt një versioni më të mirë, më të ndriçuar të vetvetes. Unë ia kushtova përkushtimin tim, burimet e mia dhe, në fund të fundit, jetën time. Ky ishte gabimi im më i madh dhe keqardhja më e madhe në jetën time”, shkroi Allison./FrontOnline/