Aktorja amerikane Elizabeth Olsen tronditi opinionin në Serbi me deklaratën e saj për këtë shtet. Ajo ishte për vizitë në Serbi dhe “rekomandoi” që askush të mos shkonte kurrë atje.
“Në të vërtetë, nuk ka asgjë unike serbe, sepse ata kanë qenë shtet vetëm për rreth 13 vjet. Ata nuk kanë asgjë të tyre, ata thjesht marrin nga ata që në një moment i pushtuan. Serbët nuk kanë sjellje, ata flasin pa ndalur”, tha Elizabeth. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte e qeshura e drejtuesit teksa dëgjonin aktoren duke bërë këto deklarata.
Edhe pse intervista është zhvilluar në vitin 2014, ajo është publikuar në YouTube në vitin 2020, dhe tani po përhapet në rrjetet sociale “Ai ashtë një vend shumë interesant. Ne filmuam atje 6 ditë në javë dhe kishim vetëm një ditë pushim. Veçanërisht është interesante që asgjë nuk është e tyre atje, sepse vendi u formua vetëm 13 vjet më parë, ata janë një kombinim i të gjithë atyre që qeverisnin vendin e tyre para kësaj”, tha ajo. Kjo intervistë ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi, ku ka edhe kërkesa që asaj t’i ndalohet hyrja në shtetin serb./FrontOnline/