Nicolas Cage u dëbua nga një restorant në Las Vegas sepse ai ishte menduar si një “i pastrehë i dehur”.
The Sun publikoi pamjet e stafit të restorantit Lawry’s Prime Rib duke e nxjerrë aktorin nga hapësira. Cage ishte në gjendje të dehur, thonë dëshmitarët, dhe incidenti ndodhi javën e kaluar.
Dëshmitarët i thanë The Sun se aktori pinte uiski dhe tequila dhe më pas u bë grindavec. Pamjet tregojnë atë të ulur në shtrat me pantallona leopardi dhe çipa, dhe pastaj fillon të bërtasë, transmeton FrontOnline.
“Ne ishim në atë lokal kur vumë re një djalë që fillimisht menduam se ishte një i pastrehë i dehur. Ai po sillej i çmendur. Ne u tronditëm kur më vonë doli të ishte Nicolas Cage. Ai ishte egërsuar dhe po grindej me stafin. Ai ishte në një gjendje shumë të keqe dhe po ecte zbathur. Stafi na tha se ai pinte tequila dhe uiski. Ai u bërtiti njerëzve dhe u përpoq të luftonte, dhe më pas stafi i kërkoi të largohej”, thanë dëshmitarët.
“Ai ishte aq i dehur sa që mezi mbante pantofla para se ta largonin. Përfundimisht një nga mysafirët e restorantit e çoi në shtëpi”, shtuan ata.
Kjo nuk është hera e parë që Nicolas është filmuar i dehur në publik. Në mars 2019, ai u filmua duke bërtitur ndërsa aplikonte për licencë martese në një sallë gjyqi në Las Vegas. Ai pastaj u martua me gruan e tij të katërt, Erika Koike.
Katër ditë pas dasmës, ai kërkoi anulimin, duke pretenduar se ishte i dehur dhe nuk e dinte se çfarë po bënte. Në shkurt të këtij viti, ai u martua për herë të pestë, gjithashtu në Las Vegas, me Rick Shibat, 30 vjet më e re se ai./FrontOnline/