×
  • Vip
  • Vip

    Aktori njoftoi se familja ukrainase do të jetojë në shtëpinë e tij: ‘Dua t’u jap atyre stabilitet’

    FrontOnline
    28 Prill 2022

    Cumberbatch mbante flamurin blu-verdhë të Ukrainës gjatë promovimit të filmit të tij të fundit në Londër dhe dha lajme për mediat se kur familja do të vijë në pronën e tij.

    Aktori Benedict Cumberbatch , 45 vjeç, tha për Sky News se po priste që një familje ukrainase të mbërrinte në Mbretërine e Bashkuar për të jetuar në pronën e tij pasi iu bashkua një programi për strehimin e refugjatëve  në shtëpinë e tyre.

    Aktori, i cili mbante flamurin blu-verdhë të Ukrainës teksa promovonte filmin e tij të fundit ‘Doctor Strange In The Multiverse Of Madness’ në Londër, dha lajme se kur i pret.

    – Ata dolën nga Ukraina, unë ndjek përparimin e tyre çdo ditë – tha Cumberbatch.

    – Fatkeqësisht, ata po ashtu janë duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor – të them diçka më shumë për këtë do të ishte një pushtim i privatësisë së tyre, dhe të flisja se kur të vijnë do të ishte një pushtim i imi. Unë dua t’u jap pak stabilitet pas gjithçkaje që kanë kaluar – shtoi ai.

    Aktori zbuloi gjithashtu se ai po ndihmonte njerëz të tjerë me kostot e akomodimit në MB, familjet e të cilëve po ikin nga Ukraina.

    – Unë u përpoqa të ndihmoja familjet e tjera ukrainase, ata që janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, për të akomoduar familjet e tyre të gjera. Është shumë e shtrenjtë, ndaj kam ndihmuar financiarisht – shtoi ai.

    Ai gjithashtu shpjegoi se këtë e bën si pjesë e bamirësisë Refugjatët në shtëpi. Aktori thotë se ndërsa ndihma praktike e ofruar nga njerëzit në Britaninë e Madhe është e shkëlqyer, ka ende punë për të bërë./FrontOnline/

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Vip11 Shtator 2024
    Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo sot ka publikuar disa...
    Vip11 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Erjola Doci, ka trazuar rrjetin me postimet e fundit. Në Instagramin e saj, ish-banorja e BBVA, ka postuar fotografi...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Më 29 gusht është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tani 2 mijë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përsëritur se Serbia favorizohet dukshëm në procesin e Brukselit. Siç tha ai, në dialog ka standarde...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar. Në një konferencë për media...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23 vjetorin e sulmit. Krasniqi ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gati një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.