Aktori i Squid Game, O Yeong-su, është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale, nga një prokuror në Korenë e Jugut.
Sipas raporteve lokale, prokuroria e Koresë së Jugut e paditi atë pa paraburgim, për pretendimin se kishte prekur në mënyrë të pahijshme trupin e një gruaje në vitin 2017.
O i ka mohuar akuzat.
Pas lajmit, raportet lokale thanë se ministria e kulturës e Seulit vendosi të ndalojë transmetimin e një reklame qeveritare – në lidhje me inovacionin e saj rregullator – me aktorin e mirënjohur në të.
78-vjeçari në janar u bë koreano-jugori i parë që fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë dytësor në një serial, për interpretimin e tij si një plak në dukje i pambrojtur, në trilerin Squid Game.
Squid Game u bë një nga seritë më të njohura të Netflix, duke tërhequr një audiencë prej 111 milionë shikuesish në më pak se katër javë.