Kohët e fundit, thashethemet janë përhapur se Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, të cilët luajtën Rachel dhe Rossa në serialin ‘Friends’, janë bërë më të afërt edhe në jetën reale.
Sidoqoftë, David i hodhi poshtë këto spekulime përmes zëdhënësit të tij. Ai tha se nuk është e vërtetë që është në një lidhje me Jennifer, transmeton FrontOnline.
Një burim pranë aktorëve zbuloi për revistën ‘Closer’ se pas një episodi special të ‘Friends’, ata filluan të kalonin shumë kohë së bashku.
“Pas mbledhjes, u bë e qartë se të menduarit për të kaluarën ngjalli ndjenja tek të dy dhe se kimia që ata ndjenin ishte akoma e pranishme. Ata së shpejti filluan të korrespondojnë, dhe muajin e kaluar David udhëtoi për ta vizituar”, tha një burim për ‘Closer’, duke shtuar se David e kaloi kohën në shtëpinë e Jennifer.
“Ata u panë gjithashtu duke pirë verë në një nga vreshtat e saj të preferuar në Santa Barbara. Ishte e qartë se kishte një kimi të fortë mes tyre”, shtoi burimi.
Gjatë xhirimeve të episodit special të ‘Friends’, aktorët pranuan se ishin të dashuruar me njëri -tjetrin, por se nuk kishte asgjë mes tyre./FrontOnline/