Aktori Paolo Calissano është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Romë.
Dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën nga mbidoza, pasi në shtëpinë e tij në lagjen Balduina, u gjetën disa pako me ilaçe dhe medikamente psikotrope që aktori me sa duket po i merrte për të trajtuar një formë depresioni që vuante.
Calissano vitet e fundit kishte një shumë probleme me drejtësinë. Në vitin 2005 ishte në qendër të vëmendjes pasi në banesën e tij për shkak të mbidozës ka vdekur Ana Lucia Bandiera.
Në lidhje me këtë ngjarje aktori u arrestua dhe u dënua me katër vjet burgim me akuzën se i kishte dhënë drogën. Pas një procesi rehabilitimi, Calissano përfundoi sërish në lajme në vitin 2008. Ai u përfsh në një aksident me makinë dhe doli pozitiv në testin për drogë.